Japonia e mposht Spanjën, kualifikohen të dyja - Gazeta Express
string(45) "japonia-e-mposht-spanjen-kualifikohen-te-dyja"

Botërori 2022

Gazeta Express

01/12/2022 21:57

Japonia e mposht Spanjën, kualifikohen të dyja

Botërori 2022

Gazeta Express

01/12/2022 21:57

Spanja është mposhtur ndaj Japonisë me rezultat 2:1.

Alvaro Morata kaloi spanjollët në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Doan barazoi shifrat në minutën e 48-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Tre minuta më vonë, Tanaka kaloi vendasit në epërsi, e që në fund ishte goli i kualifikimit në 1/8 e finales.

Me këtë fitore, Japonia kualifikohet si e para në grupin E me gjashtë pikë.

Pas saj vjen Spanja me katër pikë, aq sa ka edhe Gjermania në vendin e tretë, por që ka goldallimi më të keq.

Në anën tjetër, Kosta Rika është e fundit me tri pikë. /Gazeta Express/