Japoni, vazhdojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike pavarësisht koronavirusit - Gazeta Express
string(75) "japoni-vazhdojne-pergatitjet-per-lojerat-olimpike-pavaresisht-koronavirusit"

Gazeta Express

21/02/2020 23:18

Japoni, vazhdojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike pavarësisht koronavirusit

Gazeta Express

21/02/2020 23:18

Përgatitjet për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen këtë verë në Tokio po vazhdojnë si zakonisht, pavarësisht rrezikut nga koronavirusi, deklaroi sot një zëdhënës i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga.

Suga shtoi se Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC), do të koordinohet me komitetin organizues, si dhe me qeverinë e qytetit të Tokios.

Lexo Edhe:

“Do të vazhdojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike, të planifikuara nga 24 korriku deri më 9 gusht”, deklaroi Suga.

Javën e kaluar organizatorët theksuan se shpërthimi i koronavirusit në Kinë nuk do të ndikojë në përgatitjet e Lojërave Olimpike të këtij viti.