Januzaj mund të vazhdojë në Spanjë, klubi i njohur i dërgon ofertë - Gazeta Express
string(65) "januzaj-mund-te-vazhdoje-ne-spanje-klubi-i-njohur-i-dergon-oferte"

Januzaj mund të vazhdojë në Spanjë, klubi i njohur i dërgon ofertë

Sport

Gazeta Express

30/07/2022 8:27

Adnan Januzaj mund të vazhdojë të luajë në Spanjë, pavarësisht interesimit nga klubet jashtë saj.

Atletico Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e tij dhe sipas raportimeve nga Spanja, klubi i ka dërguar tashmë një ofertë lojtarit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Detaje tjera nuk janë zbuluar ende, mirëpo dihet se Januzaj mund të kalojë në “Wanda Metropolitano” si lojtar i lirë.

Reprezentuesi belg së fundi ishte pjesë e Real Sociedadit, klub me të cilin i skadoi kontrata më 30 qershor.

Everton, West Ham United e Napoli thuhet se janë klubet tjera të interesuara për 27-vjeçarin. /Gazeta Express/