Janjiq: Pranimi i fajit nga zyrtari serb në Prishtinë, hap një problem serioz politik për Beogradin - Gazeta Express
string(97) "janjiq-pranimi-i-fajit-nga-zyrtari-serb-ne-prishtine-hap-nje-problem-serioz-politik-per-beogradin"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 9:25

Janjiq: Pranimi i fajit nga zyrtari serb në Prishtinë, hap një problem serioz politik për Beogradin

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 9:25

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën, Igor Popoviq, këtë javë ka bërë marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Fakti që një zyrtar shtetëror ka pranuar fajin duke nënshkruar marrëveshje me prokurorinë kosovare, tashmë ka pasoja edhe atë të shumta, konsideron drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë një pjesë të opinionit publik – në Kosovë dhe Serbi – të kuptojë nivelin dhe integritetin e ulët të disa zyrtarëve shtetërorë serbë.

“Sepse kjo do të ndihmojë në zgjimin e një pjese të publikut – të komunitetit serb në Kosovë dhe në Serbi për nivelin dhe integritetin e njerëzve që janë zyrtarë shtetërorë. Ky nivel është prej kohësh shumë i ulët”, ka thënë ai

Përveç integritetit dhe kapaciteteve profesionale të tyre, Janjiq thekson edhe problemin e mosnjohjes së mjaftueshme të politikës që ata përfaqësojnë.

Si problem të dytë – Janjiq sheh pasojat e mëtejshme – qëndron pikërisht në faktin se vetë procedura e nënshkrimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga një zyrtar shtetëror nga Beogradi me institucionet kosovare është në kundërshtim me narrativën aktuale të pushtetit serb.

Sipas tij, që nga viti 2016, kur Ana Bërnabiq ishte kryeministre e Serbisë, është futur “gjuhë e re” e zyrtarëve serbë sa i përket Kosovës, e cila “nuk përputhet me realitetin në terren”.

“Prandaj nga ky rast, pushteti duhet të mësojë të heqë dorë nga kjo gjuhë e re dhe të lejojë njerëzit të flasin ashtu siç e shohin situatën, ndërsa zyrtarët e vet – për çështje ideologjike dhe propagandistike, të jenë më mirë të trajnuar”, porositi ai.

Njëkohësisht, Janjiq ngre edhe çështjen e njohjes së Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, në të cilën Beogradi zakonisht “mbështetet”.

“Kur një zyrtar shtetëror shkon në një territor, supozohet që ai e njeh këtë marrëveshje. Në këtë marrëveshje ndërkombëtare ekziston një dispozitë ku UÇK-ja trajtohet si një guerilë që duhet të çarmatoset, e jo si një organizatë terroriste. Përkufizimi i organizatës terroriste është pjesë e gjuhës së re të qeverisë serbe nga viti 2016, dhe është shtyrë përpara – në luftën për të mbetur në pushtet nga strukturat udhëheqëse si dëshmi “se po kryhet terrorizëm, gjenocid, etj.”, ndaj serbëve. Ky është motivim politik. E drejta ndërkombëtare publike e thotë ndryshe”, shpjegon Janjiqi.

“Vetë veprimi i zëvendësit të drejtorit të zyrës serbe për Kosovë, i cili merret me çështje kaq të rëndësishme shtetërore, përfshirë edhe përmirësimin e pozitës së komunitetit serb në Kosovë, është dëshmi se në fakt, ky shtet nuk e merr seriozisht këtë problem dhe që për këtë arsye zgjedh kuadro të tilla”, ka thënë Janjiqi.

Janjiqi ka shtuar se për bashkësinë ndërkombëtare, tashmë është e qartë se pushteti aktual është i shkëputur nga populli dhe se nuk është përfaqësues i interesave shtetërore.

Më 5 gusht, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se kishte dorëzuar aktakuzën ndaj Popoviqit në këtë gjykatë për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, duke treguar se zyrtari serb kishte pranuar fajësinë.

“I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë. Në bazë të kësaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, krahas aktakuzës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, njoftoi Prokuroria.

Prokuroria e akuzon Popoviqin se me dashje dhe qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik.

Gjatë atij fjalimi, Popoviq, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”. Ai ishte ndaluar po atë ditë në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, që lidh Kosovën me Serbinë.

Pas ndalimit policor prej 48-orësh, Popoviqit iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Avokati i tij e apeloi vendimin, por edhe shkalla e dytë e gjyqësorit la në fuqi vendimin e Themelores më 31 korrik.