“Janë shumë para!” Detaje nga dosja mbi Çilin, si e vuri në dyshim ‘skemën’ e shoqja - Gazeta Express
string(78) "jane-shume-para-detaje-nga-dosja-mbi-cilin-si-e-vuri-ne-dyshim-skemen-e-shoqja"

“Janë shumë para!” Detaje nga dosja mbi Çilin, si e vuri në dyshim ‘skemën’ e shoqja

Gazeta Express

29/02/2020 13:44

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin policor ‘mezhgorani’, ku mes të tjerëve në pranga ra botuesi i njohur Henri Çili.

Në një prej fashikujve të prokurorisë, i siguruar nga dosja, shihet teksa bashkëjetuesja e Çilit, duke e shqetësuar për sasinë e madhe të parave e pronave që ajo dhe Çili prezumohet se do të merrnin, në këmbim të ndihmës dhe lobimit në gjykatën e Lartë, për uljen e dënimit për dy vëllezërit Aliko (të dy të rinjtë u dënuan për vrasjen e oficerit special të RENEA-s në Lazarat)

Lexo Edhe:

“Në vijim të bisedës, bashkëshortja e Enri Çilit i thotë se janë shumë lekë, ndërsa Gazmir Ajdinaj, i përgjigjet se nuk janë shumë lekë pasi ai do të bëjë lobim, shkrim ndërhyrje në organet e drejtësisë dhe ai është dënuar për vepër të rëndë penale.”-thuhet në dosjen e prokurorisë, ndërsa më tutje vëllai i Pranverës e ‘qetëson’ të motrën duke i thënë se nuk janë shumë para 750 mijë euro.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

“1.13. Nga përmbajtja e komunikimeve të shtetasit Gazmir Ajdinaj me shtetasin e identifikuar si Adil Aliko, i cili ka në përdorim numrin e telefonit celular 069 25****7, babai i shtetasit Arbion Aliko, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Alban Aliko, i dënuar me 18 vite burg, rezulton se është lenë për t’u takuar më datë 07.12.2019. Pas kësaj bisede, Adil Aliko komunikon me shtetasin Seit Fishta, bashkëpunëtor i tij, të cilit i thotë se i kanë kërkuar shumë lekë, afërsisht 1 000 000 euro për t’a ndihmuar për të dy djemtë, por ai i ka dhënë vetëm 250 000 euro.

Ky fakt, rezulton edhe nga bisedat e zhvilluara mes Gazmir Ajdinajt dhe së motrës së tij, të cilës i pohon se janë takuar Enri Çili dhe Adil Aliko me ndërmjetësimin e tij, takim i cili është filmuar, ranë dakord për shumën e 750 mijë eurove, ku një pjesë do jepet cash dhe pjesa tjetër pasuri e paluajtshme në Shëngjin. Në vijim të bisedës, bashkëshortja e Enri Çilit i thotë se janë shumë lekë, ndërsa Gazmir Ajdinaj, i përgjigjet se nuk janë shumë lekë pasi ai do të bëjë lobim, shkrim ndërhyrje në organet e drejtësisë dhe ai është dënuar për vepër të rëndë penale.

Në ditët në vijim, më datë 10.01.2020, Enri Çili jep prokurë të Posaçme, punonjësit të tij, Betim Shkupi për të vepruar në emër dhe për llogari të tij për marrjen e dy pronave si dhurim nga shoqëria “Fishta” sh.p.k, të ndodhura në Velipojë. Pas kryerjes së veprimit të dhurimit, Enri Çili komunikon me Gazmir Ajdinaj dhe i thotë se ka qenë një sukses duke i premtuar dhe një shpërblim. Më datë 03.02.2020 shtetasi Enri Çili komunikon me drejtoreshën e Kadastrës Shkodër dhe i kërkon të përshpejtojë regjistrimin e pasurive, ndërsa kjo shtetase i premton se do t’a bëjë dhe i kërkon dërgimin e dokumenteve.” /EXPRESS