Janë shitur të gjithë biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani - Gazeta Express
string(56) "jane-shitur-te-gjithe-biletat-per-ndeshjen-kosove-rumani"

Sport

Gazeta Express

02/09/2024 20:17

Janë shitur të gjithë biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani

Sport

Gazeta Express

02/09/2024 20:17

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Rumanisë të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja Kosovë – Rumani i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, shkruan “Gazeta Express”.

Biletat në shitje u lëshuan më 23 gusht, derisa ato janë shitur nëpërmjet platformës “online”.

Në platformën “online” në shitje janë vetëm biletat në zonën VIP 1 dhe VIP 2.

Kosova ndaj Rumanisë ka luajtur edhe dy ndeshje deri më tani.

Në kryeqytet, ndeshja e zhvilluar më 16 qershor të vitit të kaluar kishte përfunduar pa gola, 0:0.

Ndërsa ajo në Bukuresht më 12 shtator ishte humbur me rezultatin 2:0.

Këto dy ndeshje u zhvilluan në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Në ndeshjen e kaluar mes Kosovës dhe Rumanisë, rreth 40 huliganë rumunë ishin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ata bënë thirrje turpëruese si “Kosova është Serbi” dhe u larguan me forcë nga stadiumi nga forcat e policisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement