"Janë njerëz të poshtër”, Haradinaj rrëfen për herë të parë se si e kishin liruar nga burgu dhe akoma pa dalë e kishin kthyer brenda - Gazeta Express
string(134) "jane-njerez-teposhterharadinaj-rrefen-per-here-te-pare-sesi-drejtesia-nderkombetare-e-liroi-nga-burgu-dhe-akoma-pa-dale-e-kthehu-ne-te"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 22:02

“Janë njerëz të poshtër”, Haradinaj rrëfen për herë të parë se si e kishin liruar nga burgu dhe akoma pa dalë e kishin kthyer brenda

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 22:02

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, teksa ka folur për drejtësinë ndërkombëtare është ndalur në një rrëfim të tij që e ka treguar për herë të parë.

Ai ka thënë se kur ishte në burgun e Dubravës në vitin 2005, njëhërë i kishin thënë se është i liruar, më pas kishin ardhur me forca të rrepta për ta kthyer sërish në burg akoma pa dalë prej tij.

“Po e them për herë të parë në publik, mua më ka ardhur vendimi për lirim më datën 1 prill 2005, dhe janë ardhur UNMIK dhe kanë thënë paloi teshat se ke me shku. Kam qenë nën kontroll ndërkombëtar në burg”.

“Pastaj vjen një telefonatë e dytë, kishin ardh me autoblinda, tenka e helikopterë dhe thanë ktheje mbas. Më kumtuan telefonatën finale, erdhi urdhri dhe tha ktheje mbrapsht. Po du me thënë se janë njerëz të poshtër”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement