Janari merr hov me ekspozita të mëdha e të vogla, koncerte shqiptare e amerikane,
poezi dhe muzikë, si dhe veshje të bukura nga dizajnere kosovare. Ja rekomandimet e
javës së 3-të të 2025!
Koxha evente pat për këtë javë, shumë ma shumë se që na premton hapësina, kështu
që e bonëm një përzgjedhje me gjithçka ka pak: prej ekspozitës së madhe dhe
tradicionale ‘Gjon Mili’ në Galerinë Kombëtare (edicioni i 17!), hapje e Museum të
Fëmijëve të Luftës nga YIHR, pastaj ekspozita e artit kontemporan kurume nga Tevž
Logar në Galerinë 17. Keni edhe koncerte të muzikës bluegrass the folk nga bendi
amerikan ‘Never Come Down’ në qendrën Defy Them, dhe jazz maqedon nga ‘Taxi
Consilium’ në Kino Lumbardhi. Kemi edhe premierë në Qendrën Barabar, një shfaqja
teatrale ‘Maids’ e Jean Genet me regjisore Ages Nokshiqi si dhe Festivalin e tretë të
poezisë në Prishtinë.
Krejt në fund ju rekomandojmë edhe do punë individuale: kreacionet e modës nga
studio ‘Vlerë’ dhe singlin e ri nga Luan Durmishi, me kombinim të elektronikës dhe
muzikës tonë nga Kosova. Kënaquni, por mos u ndalni tu hulumtu edhe ngjarje tjera!
Lista e plotë e detajuar e krejt ngjarjeve në këtë link:
https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-20-janar