Jan Palokaj është përforcimi më i ri i Golden Eagle Yllit.
Klubi nga Suhareka zyrtarizoi sot arritjen e marrëveshjes me 23-vjeçarin, shkruan Gazeta Express.
Palokaj në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Sigal Prishtinës. Ai më herët ka bërë karrierë edhe në Kroaci.
Ky përforcim për Yllin vije në prag të nisjes së Superkupës, që do të organizohet pikërisht në palestrën “13 Qershori” të Suharekës.
Njoftimi i plotë nga klubi i Yllit (pa ndërhyrje):
“Golden Eagle Ylli ju uron një vikend të mbarë!Shihemi të merkurën në shtëpinë e basketbollit “13 Qershori” dhe javen e basketbollit në Suharekë.
Superkupa e Kosovës në Suharekë!!
Dhe Jan Paloka në Suharekë
Mir së vjen Jani ëshë koha”. /Gazeta Express/