Sulmuesi i Cremoneses, Jamie Vardy, është shpallur EA Sports Serie A Player of the Month për nëntorin, duke u bërë anglezi i parë që fiton këtë çmim që prej krijimit të tij në vitin 2019.
Vardy la pas vetes emra të mëdhenj si Mike Maignan (Milan), Lautaro Martínez (Inter), David Neres (Napoli), Nico Zaniolo (Roma) dhe Leo Østigård (Genoa).
38-vjeçari luajti çdo minutë të katër ndeshjeve të muajit, duke ndihmuar Cremonesen të marrë 6 pikë.
Performanca e tij më e mirë erdhi në fitoren 3–1 ndaj Bolognas, ku shënoi dy gola dhe tregoi se instinkti i tij i vrasësit para portës mbetet i padiskutueshëm.
Me 4 gola në 10 ndeshje, Vardy tashmë ka hyrë në historinë e klubit si lojtari më i vjetër që shënon në Serie A për Grigiorossit, si dhe anglezi i parë që realizon për Cremonesen në elitën italiane.
Ai është gjithashtu vetëm lojtari i dytë që shënon të paktën tre gola në Serie A pas moshës 38 vjeç me një ekip të sapongjitur, duke barazuar arritjen e Gianfranco Zolës në sezonin 2004/05.
Trajneri Davide Nicola e ka vlerësuar sulmuesin si një “model për të gjithë skuadrën”, ndërsa Cremonese ndodhet aktualisht në vendin e nëntë me 20 pikë pas 14 javësh, duke shpresuar që përvoja e Vardyt ta mbajë skuadrën në elitë. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...