Jamie Vardy i ka lënë tifozët të habitur me një veprim të pazakontë gjatë ndeshjes mes Leicester City dhe Southampton.
Të shtunën pasdite, dy skuadrat që tashmë kanë rënë nga Premier League u përballën në King Power Stadium. Legjenda e “Dhelprave”, Vardy, hapi serinë e golave në minutën e 17-të për t’i dhënë avantazhin Leicesterit.
Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë loja u ndërpre kur gjyqtari David Webb pësoi një dëmtim pasi u përplas me shpatullën e Jordan Ayew. Ndërsa gjyqtari ishte shtrirë në tokë dhe mbante duart në fytyrë nga dhimbja, Vardy shkoi pranë tij, i mori bilbilin dhe e fryu vetë!
BBC Sport raportoi: “Jamie Vardy vrapoi drejt gjyqtarit ndërsa ai ishte në tokë dhe fryu bilbilin e tij. Jo diçka që sheh çdo javë në Premier League.”
Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta dhe interesante:
“Jamie Vardy, mos ndrysho kurrë. Më vjen keq që do të largohet në fund të sezonit.”
“Vardy duke qenë thjesht… Vardy.”
“E kap bilbilin e gjyqtarit për të ndalur lojën – klasik Vardy!”
“Jamie Vardy, ikonë.”
“Ky është kulmi i Vardyt.”
“Jordan Ayew rrëzon gjyqtarin, Jamie Vardy i merr bilbilin dhe e fryn. Të papërsëritshëm!”
Gjyqtari David Webb nuk mundi të vazhdonte lojën dhe u zëvendësua nga gjyqtari i katërt, Sam Barrott.
Ndërkohë, duke folur për golin e Vardyt, Fara Williams, ish-lojtare e Anglisë, tha për BBC Radio 5 Live: “Dikush si Jamie Vardy – rekordi i tij i golave në klub është i pabesueshëm. Ka pritur gjatë, por çfarë pritjeje, goli ishte një përfundim i mrekullueshëm. Ai po mendon ta arrijë golin e 200-të me Leicesterin në këtë ndeshje.” /GazetaExpress/