Jamie Carragher e emëron kandidatin ‘perfekt’ për të qenë trajner i Unitedit - Gazeta Express
string(74) "jamie-carragher-e-emeron-kandidatin-perfekt-per-te-qene-trajner-i-unitedit"

Futboll

Gazeta Express

13/03/2026 17:40

Jamie Carragher e emëron kandidatin ‘perfekt’ për të qenë trajner i Unitedit

Futboll

Gazeta Express

13/03/2026 17:40

Jamie Carragher ka identifikuar kandidatin ‘perfekt’ për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit, ndërsa spekulimet vazhdojnë rreth një prej posteve më të mëdha në futboll.

Që nga largimi i tensionuar i Ruben Amorimit në janar, Unitedi ka përjetuar një përmirësim të madh në formë nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Michael Carrickut.

“Djajtë e Kuq” janë ngjitur nga vendi i gjashtë në të tretin në Premierligë, me Carrickun që ka fituar gjashtë nga tetë ndeshjet që ka drejtuar.

Në këtë seri përfshihen fitore ndaj Manchester Cityt, Arsenalit dhe Tottenham Hotspurit.

Si rezultat, 44-vjeçari është aktualisht favoriti i basteve për ta drejtuar Unitedin në ndeshjen e parë të sezonit 2026/27.

Emra të tjerë si Oliver Glasner, Gareth Southgate dhe Roberto De Zerbi gjithashtu konsiderohen kandidatë me gjasa.

Në diskutime janë përmendur edhe Julian Nagelsmann dhe Luis Enrique, por për habinë e Carragherit një trajner i Premierligës nuk është përfshirë seriozisht në këtë debat.

“Nga pyetjet më të çuditshme është: pse?” shkroi Carragher në kolumnën e tij për “The Telegraph”.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit beson se trajneri i Aston Villës, Unai Emery, ka përvojën dhe autoritetin për ta transformuar Manchester Unitedin.

“Unai Emery duhet të shkonte në ‘Old Trafford’ këtë fundjavë si kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit,” tha Carragher përpara përballjes së së dielës mes dy klubeve.

“Ai është një trajner që fiton trofe, ka një vizion të qartë për futbollin, ka histori të ringjalljes së klubeve që kanë nevojë për një mini-revolucion për t’u futur në Ligën e Kampionëve dhe kërkon respekt duke udhëhequr me autoritet.

Shto këtu faktin se ai tashmë e ka provuar veten edhe në Premierligë, dhe trajnerë të tillë janë shumë të rrallë”.

Carragher përmendi gjithashtu se emra si Thomas Tuchel, Luis Enrique dhe Carlo Ancelotti po diskutohen, por theksoi se puna e Emeryt te Valencia, Villarreali, Sevilla dhe Aston Villa është provë e cilësive të tij.

Megjithatë, bazuar në rrethanat e largimit të Amorimit, është e mundur që Emery të mos kishte kontrollin e plotë që gëzon aktualisht tek Aston Villa.

Marrëdhënia e Amorimit me drejtorin sportiv Jason Wilcox ishte tensionuar pasi klubi kishte hezituar të aprovonte transferimet që ai dëshironte për sistemin e tij 3-4-3.

Carragher paralajmëroi se emërimi i Emeryt mund të shkaktonte “fërkime” brenda klubit.

“Ai është një nga simbolet e pakta të një epoke të kaluar, kur trajnerët kërkonin dhe supozonin kontroll të plotë mbi operacionet sportive të klubit,” tha ai.

“Te Villa ishte e lehtë për drejtuesit t’i jepnin liri të madhe pasi ai po kishte sukses.

Por tifozët e Villës shpesh thonë se në një klub më të madh ai nuk do ta kishte të njëjtën dashuri dhe pushtet – dhe ata kanë të drejtë. Drejtorët sportivë po bëhen gjithnjë e më shumë njerëzit më të rëndësishëm në klub.

Emërimi i Emeryt do të rriste rolin e trajnerit dhe do të zvogëlonte ndikimin e drejtuesve, dhe kjo mund të krijonte probleme në të ardhmen”, e mbylli Carragher./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement