James Rubin: E dija që Hill do të bënte komente negative për Thaçin te delegacioni amerikan - Gazeta Express
string(90) "james-rubin-e-dija-qe-hill-do-te-bente-komente-negative-per-thacin-te-delegacioni-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 15:47

James Rubin: E dija që Hill do të bënte komente negative për Thaçin te delegacioni amerikan

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 15:47

James Rubin e vazhdoi dëshminë e tij duke thënë se Christopher Hill nuk ishte miqësor me Hashim Thaçin në Rambuje.

“E dija se Chris Hill do të jepte shpjegime negative për sjelljen e tij dhe do të bënte komente negative për Thaçin te delegacioni amerikan, dhe mund t’i bënte këto edhe për senatorin Bobe Dole”, tha Rubin.

I pyetur nga gjykatësi Christoph Barthe nga Gjermania nëse Thaçi po fshihej kur erdhi koha për ta nënshkruar marrëveshjen, Rubin theksoi: “Qëndrimi nuk do të ishte i shkreti Thaçi është fshehur, por Hill tha ‘pse nuk është këtu ai”, “pse bën ai sikur është një person i rëndësishëm”.

“Unë isha në dijeni që Hill kishte ndikim në këtë situatë, dhe do përpiqesha të thosha se ka arsye që nuk është këtu, ndoshta ka mbetur në bjeshkë, ndoshta është në rrezik”, tha Rubin.

Rubin tha se Thaçi i kishte thënë se i duhej të udhëtonte maleve sepse kishte fletarrestim për të nga Serbia në mars 1999.

Ai tha se nuk e kishte parë fletarrestimin por i besonte./REL/