James Rodriguezit i bëhet thirrje të kalojë në Manchester United - Gazeta Express
string(64) "james-rodriguezit-i-behet-thirrje-te-kaloje-ne-manchester-united"

Gazeta Express

20/04/2020 9:31

James Rodriguezit i bëhet thirrje të kalojë në Manchester United

Gazeta Express

20/04/2020 9:31

James Rodriguez duhet t’i bashkohet Manchester Unitedit, sipas bashkatdhetarit të vet kolumbian, Faustino Asprilla.

James nuk është i dëshiruar në Real Madrid dhe i kaloi dy sezonet e fundit i huazuar në Bayern Munich, transmeton Gazeta Express.

Asprilla beson se James duhet të synojë t’i bashkohet Unitedit, sepse gjiganti i Premierligës është klub në rritje.

“Manchester Unitedi do të ishte vendi i mirë për James. Ka kaluar kohë pa fituar trofe dhe Unitedi po mendon ta forcojë ekipin për sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai.

“Mendoj se James do të përshtatej lehtë në ekipin e United”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement