James për plagosjen e Blake nga policia: Burra, gra, fëmijë, të gjithë jemi të tmerruar - Gazeta Express
string(83) "james-per-plagosjen-e-blake-nga-policia-burra-gra-femije-te-gjithe-jemi-te-tmerruar"

James për plagosjen e Blake nga policia: Burra, gra, fëmijë, të gjithë jemi të tmerruar

Gazeta Express

25/08/2020 15:22

LeBron James thotë se plagosja e Jacob Blake tregon pse njerëzit afro-amerikanë ndihen të frikësuar në palcë nga policia amerikane.

Blake, një afro-amerikan, u qëllua shtatë herë nga policia para fëmijëve të vet në Wisconsin. Ai u qëllua në shpinë dhe thuhet se është në gjendje të rëndë në spital, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Plagosja e tij e ka nxitur një valë të re protestash në këtë vend.

“E di që njerëzit lodhen duke më dëgjuar duke e thënë këtë, por ne, si njerëz me ngjyrë në Amerikë, po frikësohemi. Burra me ngjyrë, gra me ngjyrë dhe fëmijë me ngjyrë, jemi të tmerruar”, tha James, pasi i ndihmoi LA Lakers ta mundë Portland Trail Blazers në play-off të NBA të hënën mbrëma.

Nuk ka dëshmi se Blake kishte armë me vete kur u qëllua dhe James thotë se policia ka mundur ta gjente një mënyrë tjetër për ta fusnin atë nën kontroll, nëse besonin se ai ishte kërcënim.

“Nëse e shikoni videon, mund ta vëreni se ata kishin mundësi të shumta për ta rrëmbyer atë po të donin. Kanë mundur ta kapnin. Por pse duhet gjithmonë të shkohet deri në pikën e përdorimit të armës?” /Gazeta Express/