'Jam shumë e emocionuar', Albana Osmani zbulon surprizën e madhe - Gazeta Express
string(61) "jam-shume-e-emocionuar-albana-osmani-zbulon-surprizen-e-madhe"

Gazeta Express

25/07/2020 13:49

‘Jam shumë e emocionuar’, Albana Osmani zbulon surprizën e madhe

Gazeta Express

25/07/2020 13:49

Moderatorja Albana Osmani ka zbuluar për ndjekësit e saj një surprizë, për të cilën ka punuar prej kohësh. Në muajt e parë të vjeshtës ajo do të publikojë librin e saj të parë, të zhanrit shkencë dhe fantazi.

Ngjarjet zhvillohen në vitin 2117 dhe libri do të jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Albana ka publikuar një video, në të cilën shfaqet duke mbajtur librin dhe mes të tjerash shprehet: “Emocioni im në momentin që e kam parë të shtypur, ka vetëm 24 orë që e kam në dorë, kam fjetur me të te koka e krevatit, është shumë i madh, shumë shumë shumë i madh”.

Lexo Edhe:

“Do te jete ne dy gjuhe , shqip dhe anglisht edhe ne version te digitalizuar . Nje histori e jashtezakonshme mes nje grupi te rinjsh dhe Inteligjences Artificiale ne nje kohe ku mbi toke ka kaluar viti 2117. Nje best seller valle?!”, ka shkruar moderatorja krahas videos.