“Jam rritur mes 4 femrave”, Akili pendohet për debatin me Sarën - Gazeta Express
string(60) "jam-rritur-mes-4-femrave-akili-pendohet-per-debatin-me-saren"

TV/Film

Gazeta Express

06/04/2026 23:46

“Jam rritur mes 4 femrave”, Akili pendohet për debatin me Sarën

TV/Film

Gazeta Express

06/04/2026 23:46

Aktori Akil Varfi kërkoi largimin nga Ferma Vip 3, me argumentin se nuk po dilte mirë dhe se nuk kishte mbështetje nga publiku.

Këtë ide, ai e krijoi pas diskutimeve që patën për debatin me Sarën, ku një pjesë e fermerëve dhe opinionistët kundërshtuan sjelljen e aktorit.

Por për këtë debat, aktori është penduar.

“Jam rritur mes 4 femrave, kam nënën dhe 3 motrat dhe jap jetën për to. E di se sa e rëndësishme është femra në jetën tonë. Edhe mbrëmë tek festa kur përshëndeti dy fëmijët e vet, më erdhi keq dhe derdha lot”, tha Akili.

Ndërkohë që aktori ka dashur të largohet, është dashur ndërhyrja e moderatores Arbana Osmani për ta mbajtur në garë dhe për të vijuar sfidën mes tij dhe Fairfax dhe Gresës.

Opinionistet Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani u shorehën në unison se Akili ka probleme me vetëbesimin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement