Vendimi i një çështjeje pronësie dyshohet të ketë qenë arsyeja e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Vetë autori i ngjarjes Gjon Shkëmbi ka pranuar krimin e rëndë në deshminë e dhenë pas arrestimit. Kujtojmë se Shkëmbi ka denoncuar konfliktet e tij me pronat edhe në media vite më parë.
“Kam një pronë siç e patë edhe ju me dokumente të rregullta. Përmbarimi tanimë ka marrë përsipër të lirojë banesat e mia. Është në procedurë të lirojë gjithë banesën. Këta ndërhyjnë me të afërm te përmbarimi, kam besim se shteti do funksionojë. Bëj thirrje që mos të japin lajme pa ditë se cfarë po japin. Jam nervozuar për këto lajme.” -deklaronte ai para dy vitesh.