Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit që synon edhe një mandat në zgjedhjet lokale të tetorit, ka thënë në “Pressing” të T7 se është me qytetarin në të mirë e në të keq.
Ai ka folur për disa prej projekteve të përfunduara, duke thënë se Lipjani po bëhet atraktiv.
“Një projekt tjetër është parkingu i qytetit që ka zbutur parkingjet në qytet”.
“Është edhe pjesa e sheshit, mbi 6 milionë, ka qenë projekt i kushtueshëm – banesat që janë shpronësu sepse ka një objekt banesor aty, dhe kanë qenë tri shtëpi dhe një pronë private që janë shpronësu. Në tërësi është mbi 6 milion e gjysme”.
“Shumica e rrugicave janë asfaltuar, rrugë nuk kemi, kemi rrugica familjare, lokalitete që jemi duke i zhvilluar pothuajse në të gjitha fshatrat”, ka thënë ai
Intervistën mund ta ndiqni KËTU