“Jam me zemër të thyer për humbjen e jetëve të vëllezërve dhe motrave kosovare”, reagon Elvana Gjata - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

25/07/2021 15:45

“Jam me zemër të thyer për humbjen e jetëve të vëllezërve dhe motrave kosovare”, reagon Elvana Gjata

Rozë

Gazeta Express

25/07/2021 15:45

10 persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë. Në mesin e të vdekurve është edhe një prej shoferëve të autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte duke vozitur, raporton Express.

Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” ka thënë se me zemër të thyer për humbjen e jetëve të vëllezërve dhe motrave kosovare ndihet në këto momente.

Lexo Edhe:

“Me zemer te thyer per humbjen e jeteve te vellezerve dhe motrave nga Kosova. Lutjet e mia jane me familjet qe humben me te dashurit e tyre ne kete tragjedi”, ka shkruar Gjata.