“Jam krenare për trupin tim”, Lottie tregon linjat pas lindjes
Yjet
Gazeta Express
01/11/2022 20:54
“Jam shumë krenare me trupin tim!”. Lottie
Tomlinson ka treguar trupin e saj të jashtëzakonshëm në të brendshme të gjelbra,
tre muaj pasi lindi djalin e saj
Ajo lindi djalë para tre muajve të cilin e
pagëzoi me emrin Lucky.
Por, Lottie Tomlinson nuk është frikësuar që
të tregoj trupin e saj pas lindjes teksa ka pozuar me të brendshme të gjelbra
para 4.7 milionë ndjekësve të saj.
Influencierja (23) ka thënë që ajo ishte “krenare” me trupin e saj pasi ka humbur 20 kg prej që ka lindur fëmijën e saj të cilin e ka frut të dashurisë nga lidhja e saj me modelin Lewis Burton (30). /GazetaExpress/