“Jam i dashuruar”, Atdheu flet për lidhjen me Bora Zemanin - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

17/09/2021 19:17

“Jam i dashuruar”, Atdheu flet për lidhjen me Bora Zemanin

Rozë

Gazeta Express

17/09/2021 19:17

Prej kohësh në rrjet është përfolur se Bora dhe Atdheu kanë nisur një romancë, por këto aludime i ka hedhur poshtë vetë ish-konkurrenti i Përputhen.

Atdheu tha sot se mes tij dhe Borës nuk ka asgjë.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se ka shumë respekt për Borën dhe nëse do kishte qenë konkurrente do dilte me të.

“Është shumë simpatike, s’mund të gënjejmë. Kam respekt për Borën, është gocë shumë e mirë, por e shoh vetëm si shoqe. Nëse do kishte qenë konkurrente në “Përputhen” atëherë është ndryshe muhabeti. Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”, u shpreh Atdheu.

Ish-konkurrenti zbuloi se është i lumtur dhe i dashuruar, por nuk e tregoi emrin e vajzës që i ka marrë zemrën.