Presidenti francez Emmanuel Macron u bllokua për një moment nga policia në rrugët e New York City për shkak të kalimit të autokolonës së Donald Trump, sipas pamjeve të Brut.
Ai sapo kishte njoftuar njohjen e Shtetit të Palestinës kur u ndalua të hënën në mbrëmje në rrugët e Nju Jorkut për shkak se aty po kalonte eskorta e homologut të tij amerikan, Donald Trump.
Sipas Le Parisien një oficer policie i ndalon kalimin: “Më vjen shumë keq, z. President, gjithçka është bllokuar aktualisht,” pasi Macron përmend “ambasadën franceze”. Shkaku është prania e një “karvani”, sigurisht ai i Donald Trump.
Macron e pyet: “Nëse nuk e shihni, më lejoni të kaloj.” Në sekuencën tjetër, shihet me celular në vesh, duke folur me Donald Trump dhe i thotë duke qeshur: “Si je? Po pres në rrugë sepse gjithçka është e mbyllur për ty.”
Kujtojmë që Macron njoftoi njohjen e “Shtetit të Palestinës” nga Franca të hënën, nga podiumi i OKB-së, duke u përpjekur të rrisë presionin mbi Izraelin për “paqe”, një veprim historik që mbetet kryesisht simbolik ndërsa Presidenti i SHBA, Donald Trump, pritet të flasë të martën.