“Jam dhunuar nga ish-bashkëshortja”, shokon 68-vjeçari: U dashurua me një tjetër, organizoi rrëmbimin tim - Gazeta Express
string(100) "jam-dhunuar-nga-ish-bashkeshortja-shokon-68-vjecari-u-dashurua-me-nje-tjeter-organizoi-rrembimin-tim"

“Jam dhunuar nga ish-bashkëshortja”, shokon 68-vjeçari: U dashurua me një tjetër, organizoi rrëmbimin tim

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2021 14:10

Dhunë në familje, ndonëse prek më shumë si fenomen gratë, ndodh dhe tek burrat.

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” u trajtua historia e dhunës ndaj 68-vjeçarit Hyqmet Maloku, i cili për 35 vite është dhunuar psikologjikisht nga bashkëshortja.

Lexo Edhe:

68-vjeçari rrëfeu kalvarin e gjatë të një jete mbushur plot peripeci në jetën bashkëshortore. Maloku akuzoi ish-bashkëshorten për organizimin e një rrëmbimi të tij dhe se e detyroi të shtrohej në spitalin psikiatrik.

“Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm ndaj meje sidomos nëna ime shumë e kujdesshme e cila më kishte pikë të dobët. Kërkuan që unë të krijoja një jetë të mirë. U njoha me bashkëshorten në vitet ‘80 me dashuri. Ne e pëlqyem vetë njëri-tjetrin, erdhën në jetë 3 fëmijë të cilët i kam rritur i kam shkolluar dhe i kam martuar, por në martesën e vajzës së fundit gruaja më pohoi dhe më tha që nuk të dua më, dua dikë tjetër. Një ditë kishim dalë së bashku dhe i dashuri i gruas erdhi dhe e takoi dhe më pohoi mua se e kam njeriun tim. Gruaja ime sa hyri në xhami të predikonte ndryshoi dhe u bë tjetër njeri. Më vonë gruaja ime filloi të më merrte vjedhurazi paratë. Ajo filloi të fliste me telefon me atë person tjetër. Unë menjëherë pas kësaj ngjarje kërkova divorcin. Gruaja ime luajti shumë prapaskena pas krahëve të mi. Bashkëpunëtor me këtë është edhe i plotfuqishmi i zonës i cili ma ka marre me detyrim firmën e urdhrit të mbrojtjes. Ai polic më ka ardhur në shtëpi dhe më ka dhunuar, është bashkëpunëtor i ish-bashkëshortes time”, tha 68-vjeçari.

Motra e Hyqmetit tha se vëllain e kanë çuar me pistoletë në kokë në psikiatri.
“Vëllai im nuk është i çmendur, bashkëshortja së bashku me dy punonjës policie e kanë çuar me pistoletë në kokë në psikiatri. Vëllai ka frikë të shkojë në shtëpi pasi ata të tre kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe nën kërcënimin e armës e kanë detyruar vëllain të shtrohej në psikiatri”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, punonjësi i policisë në një komunikim telefonik tha se ka ndjekur procedurat ligjore për rastin në fjalë.
“Unë bëj procedurën sipas ligjit dhe kam të drejtë të pranoj denoncimet e qytetarëve. Kam të drejtë të pranoj denoncimet”, tha ai.