Veprimtarja Luljeta Pula në një rrëfim të rrallë në Pressing në T7 deklaroi se ka qenë tetë herë e arrestuar dhe ndaj saj sugjerohej “ që të heq dorë nga punë ‘kundër shtetit jugosllav’, siç thonin ata”, u shpreh ajo.
Ajo tha se është marrë shumë herë në pyetje derisa ndaj saj “vazhdonin me kërcënime të sofistikuara dhe kryefjala ishin fëmijet e mi”, pohoi Pula.
“Unë jam arrestuar tetë herë dhe ndoshta 30 herë kam qenë e ftuar në biseda informative. Sulme fizike nuk ka pas, por kërcënime e shantazhe nga më të ndryshmet”, tha Pula në Pressing, transmeton Express.
“Kërcënimet e shantazhet kanë pasur të bëjnë me fëmijët e mi, më kanë marrë në pyetje shefat më të rëndësishëm të UDB-së jugosllave. Së pari më merrnin në pyetje vartësit e tyre, të cilët kishin një sjellje brutale me kërcënime e shantazhe”, shtoi ajo.
Video: