Kandidatja e LDK’së për deputete, Sibel Halimi, i ka reaguar Edona Llalloshit të VV’së për këngën që e këndoi në tubimin e VV’së në Zvicër, ku ishte edhe kandidati i VV’së për kryemiistër, Albin Kurti. Një nga vargjet ishte “jam Albini pushkë me qitë”.
Halimi ka thënë se romantizimi i dhunës nuk është art.
Ajo e ka pyetur Llalloshin se kujt do t’i drejtohen plumbat.
“Arti nuk është pushkë, as thirrje për të qëlluar. Arti është ndërgjegje, është pyetje, është dritë që e ndal dorën para dhunës. “Jam Albini, pushkë me qitë”, kujt do t’i drejtohen plumbat, artiste e dashur?! “Pushka” e artistit nuk duhet t’i drejtohet askujt si armë, por padrejtësisë si ide, frikës si sistem, dhe heshtjes si bashkëfajësi. Vendit i duhet paqja dhe mirëqenia, jo romantizimi i dhunës. Artisti ka përgjegjësi të mos bëhet jehonë e instinkteve të errëta, por zë i arsyes, i humanizmit dhe i shpresës. Kur arti humb këtë busull, ai pushon së qeni art dhe shndërrohet në propagandë”, ka shkruar Halimi.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...