Jakupi: E shëmtuar, Benita i ka kryer të gjitha, por nxitësja ka qenë Alba - Gazeta Express
string(71) "jakupi-e-shemtuar-benita-i-ka-kryer-te-gjitha-por-nxitesja-ka-qene-alba"

TV/Film

Gazeta Express

21/11/2025 22:50

Jakupi: E shëmtuar, Benita i ka kryer të gjitha, por nxitësja ka qenë Alba

TV/Film

Gazeta Express

21/11/2025 22:50

Opinionistja e BBVK, Leonora Jakupi ka dhënë komentet e saj lidhur me situatën e tensionuar mes Benitës, Albës dhe Elijonës në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova 4”.

Jakupi ka komentuar se nuk ka gjë më të shëmtuar se të shohësh dy vajza që sulmojnë një 18-vjeçare, duke e rënduar më tej situatën.

Ajo ka lavdëruar maturinë e Elijonës, duke e quajtur të duhur reagimin e saj në këtë situatë të tensionuar.

Gjithashtu, Jakupi ka shtuar se ndonëse Benita mund të ketë qenë e përfshirë, personi që ka nxitur këtë përplasje është Alba.

“Nuk ka gjë më të shëmtuar se ti shohësh dy vajza të rritura t’i turren një 18 vjeçareje, vërtetë nuk ka gjë më të shëmtuar. Vërtetë është shumë e shëmtuar, ta rëndosh gjendjen psikologjike të një fëmiju. E përgëzoj Elijonën për maturinë që e ka treguar. Unë mendoj se pavarësisht ajo Benita i ka kryer të gjitha, por nxitësja ka qenë Alba”, tha Jakupi.

Ndiqeni videon LIVE: /Klankosova.tv