Jakup Krasniqi: Njeriu që qëndron sot para jush, nuk është ai që përshkruhet në dokumentin e Prokurorisë - Gazeta Express
string(102) "jakup-krasniqi-njeriu-qe-qendron-sot-para-jush-nuk-eshte-ai-qe-pershkruhet-ne-dokumentin-e-prokurorise"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 15:20

Jakup Krasniqi: Njeriu që qëndron sot para jush, nuk është ai që përshkruhet në dokumentin e Prokurorisë

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 15:20

Jakup Krasniqi ka vazhduar fjalën e tij përmbyllëse në seancën e sotme të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se akuza te Prokurorisë janë të ngritura mbi narrativen e Serbisë, si shtet që ka shkaktuar të gjitha luftërat në Jugosllavi, shkruan Express.

 “Akuzat e prokurorisë janë ngritur mbi narrativat e atyre që i shkaktuan luftërat jugosllave. S’besoj që kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie”, ka thënë Krasniqi.

“Drejtësia s’mund të ndërtohet mbi gjuhën e ish-shtypësve. Ajo duhet të qëndrojë mbi prova të besueshme dhe mbi të vërtetën. Padrejtësia e këtij rasti është e shkruar në vetë aktakuzën. Mu atribuuan role e përgjegjësi që s’i kam pasur kurrë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se nuk është njeriu që përshkruhet në dokumentin e Prokurorisë së Hagës.

“Figura e përshkruar në dokumentin e prokurorisë, nuk është njeriu që qëndron sot para jush”, ka thënë Krasniqi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement