string(77) "jakshiq-serbet-e-kosoves-jane-te-bindur-se-jemi-ne-prag-te-tradhtise-se-madhe"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2023 12:32

Jakshiq: Serbët e Kosovës janë të bindur se jemi në prag të tradhtisë së madhe

Lajme

Gazeta Express

31/01/2023 12:32

Kosova kurrë nuk mund të bëhet shtet i veçantë pa ndihmën e Serbisë.  Kështu u shpreh Marko Jakshiç deputeti popullor duke komentuar ultimatumin në të cilin ndodhet Serbia rreth cështjeve për Kosovën.

“ Shumica e serbëve të Kosovës e dinë se çka po ndodhë dhe po paragjykojnë se jemi në prag të edhe një tradhtie të madhe dhe se serbët duhet të kryqëzohen me shtetin e tyre”

“Ajo çka ofrohet nuk është aspak e volitshme për serbët dhe ata e presin me shqetësim. Pak njerëz e dinë se kjo që ofrohet është plani i “Ishingerit”, ai ishte pjesëmarrës në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës që udhëhiqeshin nga Ahtisari dhe ky plan ishte ofruar në 2008. Delegacioni ynë në atë vit pat refuzuar planin, tash u ri dizajnuar dhe hyn në lojë para neve, që praktikisht duhet përmbyll pavarësinë e shtetit të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa rreth faktit se askush nuk ka sqaruar serbët, Jakshiç tha se “E dini se Lista Serbe para së gjithave u krijua ta dëgjoj Vuçiqin. Ata kanë deficit intelektual dhe në çdo aspekt tjetër, ata janë sjell aty për mos të menduar apo sqaruar por vetëm të përcjellin udhëheqësin e vetë, prandaj nuk ka sqarime as nga LS as nga zyrtarët tjerë, sepse pas barrikadave të fundit LS pothuajse u fundos”.

“Ata janë zhdukur, edhe ashtu kanë imazh të vogël tek serbët e Kosovës se nuk ju besojnë, ndërsa zyra për Kosovën tash e 10 vjet gënjejnë serbët për fitore të ndryshme. E vërteta është se LS dhe Vuçiq sa më shumë fitojnë, serbëve ju thyhen dhëmbët dhe gjithnjë më shumë ndodhen në Kosovën e pavarur. Ata as nuk mund sqarojnë as të thonë diçka e aq më pak ju besohet, andaj ata besojnë se këtu fjala është për tradhti”, tha Jakshiç./Nova