Jakaj: Nga sonte janë 60 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit, nëse s’kryhet deri atëherë automatikisht në zgjedhje - Gazeta Express
string(100) "jakaj-nga-sonte-jane-60-dite-afat-per-zgjedhjen-e-presidentit-nese-skryhet-automatikisht-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 23:22

Jakaj: Nga sonte janë 60 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit, nëse s’kryhet deri atëherë automatikisht në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 23:22

Naim Jakaj nga IKD në ”Click” të RTV21  ka deklaruar se me nisjen e seancës së Kuvendit për zgjedhjen e presidnetit ka filluar të rrjedhë edhe afati kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit.

Jakaj tha se në rast se brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e presidentit, atëherë Kuvendi i Kosovës shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Sipas tij, në një situatë të tillë, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh pas shpërndarjes së Kuvendit.

Ai tutje ka shtuar se ”Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet sot, pasi pas orës 00:00 përfundon afati ligjor”.

“Seanca ka filluar dhe me këtë ka nisur të rrjedhë afati prej 60 ditësh. Nëse brenda këtij afati nuk kemi president, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje, që mund të mbahen në muajin maj. Pastaj, brenda 45 ditësh organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, deklaroi Jakaj./RTV21/21Media

Advertisement
Advertisement
Advertisement