Jakaj: Kuvendi mori disa vendime, të cilat përbënin shkelje kushtetuese - Gazeta Express
string(69) "jakaj-kuvendi-mori-disa-vendime-te-cilat-perbenin-shkelje-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2023 13:41

Jakaj: Kuvendi mori disa vendime, të cilat përbënin shkelje kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

07/12/2023 13:41

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), gjatë prezantimit të raportit “Kushtetutshmëria në qeverisje”, në tryezën e organizuar nga IKD-ja në kuadër të “Javës kundër Korrupsionit 2023”, tha se Kuvendi i Kosovës ka marrë vendime, të cilat përbënin shkelje kushtetuese.

“Jo të gjitha vendimet, por disa nga më të rëndësishmet të tregoj në detaje të shkurtra mbi këto shkelje, sipas secilës legjislaturë. Në një rast në legjislaturën III, përmes disa neneve të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e deputetit, Kuvendi krijoi legjislacion që përbën diskriminim ndaj pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë dhe të gjithë pensionistëve të tjerë në Kosovë. Gjykata konstatoi se këto nene shkelin parimin e barazisë dhe të drejtësisë sociale. Në legjislaturën IV, përkundër faktit që gjatë shqyrtimit në parim dhe në lexim të dytë të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, deputetët ngritën shqetësimet e tyre për një nen diskriminues në këtë ligj, ata e miratuan në tërësi këtë ligj. Gjykata Kushtetuese, rrëzoi këtë nen, kërkoi nga Qeveria dhe Kuvendi të miratonin ndryshimet e reja, në mënyrë që qindra-mijëra pensionistë të mos vazhdojnë të diskriminohen”, tha Jakaj.

Lexo Edhe:

I njëjti theksoi se Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme disa nene të Ligjit për Amnisti.

“Gjykata Kushtetuese, në një rast tjetër shpalli të pavlefshme disa nene të Ligjit për Amnisti, në një tjetër rast Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm dy paragrafë të Ligjit për Shëndetësi, shpalli të pavlefshme 5 nene të Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare”, tregoi ai.

Hulumtuesi i IKD-së gjithashtu gjatë prezantimit të raportit tha se Gjykata Kushtetuese rrëzoi edhe vendimin e Kuvendit lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, duke konstatuar se ky vendim është jokushtetues, me arsyetimin se nuk është realizuar procedura kushtetuese për zgjedhjen e tij.

“Sa i përket legjislaturës V, Gjykata Kushtetuese, në një rast gjeti se një paragraf i Ligjit për Veteranët, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese rrëzoi në tërësi vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, tha Jakaj.

Jakaj potencoi se në Legjislaturën e gjashtë, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar në tërësi edhe Ligjin për Detyrat, Përgjegjësit dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror.

“Legjislaturës VI, Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi në tërësi Ligjin për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë dhe Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik. Tutje, te Ligji nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, pjesën më të madhe të neneve të këtij ligji i shpalli në papajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës e po ashtu edhe Ligjin për Zyrtarët Publikë”, nënvizoi ndër të tjera ai.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të mërkurën organizoi tryezën ku u prezantuan raporti me titull, “Kushtetutshmëria në qeverisje” raport ky që është si rezultat i monitorimit sistematik që IKD-ja ia bën sistemit të drejtësisë.

Ky raport publikohet në kuadër të “Javës kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë kundër korrupsionit”. /BetimipërDrejtësi