Jahti luksoz 1 milion dollarësh mbytet 15 minuta pas lëshimit të parë në det - Gazeta Express
string(76) "jahti-luksoz-1-milion-dollaresh-mbytet-15-minuta-pas-leshimit-te-pare-ne-det"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 7:37

Jahti luksoz 1 milion dollarësh mbytet 15 minuta pas lëshimit të parë në det

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 7:37

Një jaht luksoz, i vlerësuar rreth 700 mijë paund, u fundos vetëm disa minuta pasi u lëshua për herë të parë në det, pranë brigjeve të Zonguldakut, në veri të Turqisë. 

Pamjet e filmuara me telefon tregojnë momentin dramatik kur jahti i quajtur “Dolce Vento” u përmbys dhe u zhyt në ujë vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë.

Fillimisht lëshimi i tij në det u duk i suksesshëm, por pak sekonda më vonë, jahti filloi të anohej rrezikshëm. Në bord shpërtheu paniku, ndërsa anija vazhdonte të humbiste ekuilibrin dhe më pas u fundos plotësisht. Një prej personave u filmua teksa mundohej të ngjitej mbi mbeturinat e anijes së zhytur.

Sipas raportimeve, jahti ishte 24 deri në 30 metra i gjatë, ndërtuar në kantierin Med Yilmaz Shipyard dhe i dorëzuar së fundmi pronarit nga Stambolli. Fatmirësisht, askush nuk humbi jetën. 

Pronari i jahtit, kapiteni dhe dy anëtarë të ekuipazhit arritën të notonin drejt bregut dhe dolën të padëmtuar.