Jahti gjigand i miliarderit izraelit ankorohet në Portin e Durrësit - Gazeta Express
string(67) "jahti-gjigand-i-miliarderit-izraelit-ankorohet-ne-portin-e-durresit"

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 11:35

Jahti gjigand i miliarderit izraelit ankorohet në Portin e Durrësit

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 11:35

Porti i Durrësit ka mirëpritur sot një nga jahtet më luksoze dhe mbresëlënëse që kanë vizituar ndonjëherë bregdetin shqiptar. Bëhet fjalë për superjahtin “Andromeda”, pronë e miliarderit izraelit Juri Milner, i cili është ankoruar në portin më të madh të vendit në kuadër të turit të tij veror në Mesdhe.

Jahti “Andromeda”, me një gjatësi prej 107 metrash dhe gjerësi 14.2 metra, është ndërtuar nga kompania prestigjioze norvegjeze Kleven Maritime AS dhe u lançua në vitin 2016. Ai ka një zhytje maksimale prej 5.11 metrash dhe peshon rreth 5.937 tonë (GT). Jahti lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe përfaqëson një ndër më të sofistikuarit në lundrim luksoz.

Me një ekuipazh të përhershëm prej 43 marinarësh, “Andromeda” ofron kushte të jashtëzakonshme komoditeti dhe luks për deri në 30 pasagjerë.