Jadon Sancho, 20 + 20 - Gazeta Express
string(18) "jadon-sancho-20-20"

Jadon Sancho, 20 + 20

Gazeta Express

31/05/2020 23:25

Sancho vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga. Në sezonin 2019/20, ai numëron 17 gola dhe 17 asistime, kurse 20 gola dhe 20 asistime në të gjitha garat…

Është viti i Jadon Sanchos.

Lexo Edhe:

Talenti anglez, që kërkohet nga shumë klube evropiane dhe ka gjasa të ndërrojë skuadër, ka shkëlqyer me tre gola në fitoren 6-1 të Dortmundit kundër Paderbornit.

Ai shënoi het-trik në pjesën e dytë të takimit, ku u shënuan gjitha golat, gjithsej 7.

Me këto tre gola, Sancho ka rritur numrin në 17 finalizime deri më tani në Bundesliga, numëron edhe 17 asistime.

Në përgjithësi, në të gjitha garat, në 39 ndeshje Sancho ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 20 asistime, shifra vërtetë të frikshme për një 20-vjeçar. /Gazeta Express/