Operacioni “Befasia” – Policia sekuestrohen një sërë drogash në Mitrovicë, arrestohet një person - Gazeta Express
string(91) "operacioni-befasia-policia-sekuestrohen-nje-sere-drogash-ne-mitrovice-arrestohet-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 9:31

Operacioni “Befasia” – Policia sekuestrohen një sërë drogash në Mitrovicë, arrestohet një person

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 9:31

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm në qytetin e Mitrovicës, si pjesë e një plani taktik të quajtur “Befasia”, i cili ka për qëllim luftën kundër krimeve të organizuara dhe trafikimit të substancave narkotike.

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, kanë realizuar një kontroll të planifikuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në lagjen Koloni të Mitrovicës.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar:

  • 24 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokaine (7.5 gram).
  • 6 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë (68.7 gram).
  • 4 tableta Ekstazi (2.2 gram).
  • Qese të zbrazëta për paketimin e substancave narkotike në sasi të vogla.
  • 1 telefon mobil, dyshohet të jetë përdorur për aktivitetet e paligjshme.

Një ekip i Krimteknikës Rajonale ka kryer fotografimin, evidentimin dhe sekuestrimin e provave materiale, ndërsa hetuesit kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit, dhe në përputhje me një urdhër arresti nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, i dyshuari ka një dënim të formës së prerë prej 2 vitesh burgim për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Aktualisht, i dyshuari është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit.

“Ky aksion është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e vazhdueshme kundër krimeve të organizuara dhe trafikut të narkotikëve, duke dëshmuar angazhimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale që rrezikojnë shëndetin e rinisë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës mbetet e angazhuar për të zbuluar dhe parandaluar çdo aktivitet kriminal që kërcënon sigurinë dhe rendin publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement