Ja si t’i t’i largoni lythat nga lëkura juaj - Gazeta Express

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

26/08/2021 0:57

Ja si t’i t’i largoni lythat nga lëkura juaj

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

26/08/2021 0:57

Shumica e njerëzve në një moment të jetës preken nga lythat, dhe t’i heqësh qafe mund të jetë sfiduese.

Lythat (të cilat quhen verruka, kur janë në këmbë) shkaktohen nga lëkura e infektuar me virusin e quajtur papilloma.

Lexo Edhe:

Ky virus infekton shtresën e sipërme të lëkurës, dhe zakonisht hyn përmes një gërvishtjeje të vogël, ku shkakton një rritje të shpejtë të qelizave të lëkurës, duke formuar një gungë të padëmshme.

Sidoqoftë, pavarësisht se lythat për dikë janë shqetësuese, shumë mjekë i shohin ato si një problem kozmetik dhe, si rezultat i kësaj, shumica e tyre nuk ofrojnë më trajtim për to. Andaj për to mund të kërkoni referime vetëm te një specialist i lëkurës, shkruan Dailymail.

Lajmi i mirë është se, në dy të tretat e rasteve, ato zhduken me kalimin e kohës.

Por nëse kërkohet trajtim, ka disa mundësi. Këto mund të duhen muaj për t’u zhdukur, kështu që durimi dhe këmbëngulja janë jetike.

Një metodë për zhdukjen e tyre është të përdorni gel me acid salicilik, çdo ditë për tre muaj.

Një mundësi tjetër është krioterapia, ku lytha ngrihet me azot të lëngët. Është e pakëndshme, por zakonisht është efektive kur përsëritet çdo dy ose tre herë në javë deri në gjashtë trajtime.

Ju gjithashtu mund të provoni imunoterapi aktuale, e cila është veçanërisht e dobishme kur trajtoni një zonë të përhapur të lythave.

Një metodë efektive është edhe shiriti ngjitës. Prisni shiritin aq sa të mbulojë lythat, ngjiteni dhe lëreni për gjashtë ditë. Hiqeni shiritin dhe lajeni e thajeni zonën. Pastaj fshijeni lëkurën e vdekur duke përdorur një gur shtufi. Përsëriteni procesin derisa lythi të zhduket.