Valbona është përlotur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, gjatë një bisede me Jozin.
Banori i thotë se ‘se po vuan shumë nga njerëz që nuk ia dinë vlerat dhe nuk ia kanë ditur kurrë’.
Jozi e ka fjalën për Laertin, me të cilin Valbona mbrëmë ka patur një debat me të dhe ditën e sotme i ka mbajtur qëndrim duke mos i folur.
“Nuk ke faj Bona, je duke vuajtur shumë. Je duke vuajtur shumë nga disa njerëz që nuk e di domethënë. Në vend që kanë fatin që je aty në rrethin e vet, nuk po ti dinë vlerat as nuk ti kanë ditur kurrë. Qofsh ti që je që po duron”, i thotë Jozi.

Teksa në një moment qeshin të dy, Jozi thotë: “Të betohem nuk është për të qeshur”, ndërkohë Valbona ia pret:
“Të betohem që jam lodhur nga kjo situatë”.
“Ja si qesh ai i pafytyri, ti qan ai qesh”, thotë Jozi teksa sheh Laertin që po qesh nga ana tjetër.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...