Ja pse nuk duhet t'i quani më njerëzit "të shëndoshë" - Gazeta Express
string(50) "ja-pse-nuk-duhet-ti-quani-me-njerezit-te-shendoshe"

Gazeta Express

04/03/2020 10:55

Ja pse nuk duhet t’i quani më njerëzit “të shëndoshë”

Gazeta Express

04/03/2020 10:55

T’i quash njerëzit të shëndoshë ose përtacë, e vështirëson procesin e luftimit kundër epidemisë së obezitetit, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Një hulumtim i bërë nga 100 profesionistë shëndetësorë, ka ardhur në përfundim se ky lloj “bullizmi” shkakton dëme shëndetësore fizike dhe mentale tek njerëzit, të cilët përballen me mbipeshën.

Lexo Edhe:

Sipas tyre, kjo gjë duhet të ndalojë, sepse shumë persona obezë, nuk janë përgjegjës tërësisht për peshën e tyre, pasi që me anë të studime të fundit është zbuluar se obeziteti është i lidhur edhe me ambientin dhe gjenetikën e tyre.

Sipas të dhënave, në Britaninë e Madhe përafërsisht 1 në 5 njerëz përballen me këto paragjykime.

“Ideja se njerëzit e shëndoshë janë përtacë, kanë mungesë të disiplinës dhe përgjegjësive personale është e gabuar dhe duhet të ndalojë menjëherë, sepse është duke kontribuuar në vështirësimin e luftimin të këtij problemi”, tha Dr. Francesko Rubino, autor i hulumtimit.

Sipas tij, deri tani historia ka treguar se stigma ndaj një sëmundjeje të caktuar siç është HIV-i, kolera apo sëmundje të tjera, e ka vështirësuar shërimin dhe përmirësimin e tyre. Prandaj nuk duhet bërë një gabim i tillë përsëri.

Ky hulumtim është  publikuar dje në revistën “Nature Medicine”. /Gazeta Express