Ja pse meshkujt mund të infektohen më lehtë nga koronavirus - Gazeta Express
string(59) "ja-pse-meshkujt-mund-te-infektohen-me-lehte-nga-koronavirus"

Ja pse meshkujt mund të infektohen më lehtë nga koronavirus

Gazeta Express

12/02/2020 10:58

Hulumtimet e fundit sugjerojnë, që meshkujt janë më pak rezistentë ndaj koronavirusit në krahasim me femrat, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Në një studim të fundit, është vërejtur se në spitalet e Wuhanit, ku janë të shtrirë shumica e të infektuarve me koronavirus, 54% prej tyre ishin meshkuj. Tani, hulumtuesit janë duke tentuar të përcaktojnë mekanizmin, i cili i bënë meshkujt më të ndjeshëm ndaj këtij virusi.

Lexo Edhe:

Deri tani sugjerohet, që arsyeja është se femrat janë më rezistente për shkak të hormoneve femërore, të cilat supozohet se i mbrojnë ato ndaj këtij virusi. Një arsye tjetër e sugjeruar nga shkencëtarët, është se meshkujt ishin të parët që u infektuan nga ky virus, për shkak se për herë të parë virusi ishte përhapur në dyqane ku punonin meshkuj.

Një studim me 138 pacientë të infektuar me virusin kinez, ka gjetur se në mesin e tyre 54.3% ishin meshkuj të moshës mesatare 56 vjeç. Gjithashtu në këtë studim është vërejtur se ata, të cilët kishin vdekur si pasojë e këtij virusi, kishin histori të sëmundjeve kronike duke përfshirë diabetin, shtypjen e lartë të gjakut dhe sëmundjet të zemrës.

Deri si pasojë e koronavirusit kanë mbetur të vdekur 1100 persona dhe mbi 43.000 të tjerë të infektuar. /Express