Ja pse iu dalin thinjat në moshë të re - Gazeta Express

Shneta tjera

Gazeta Express

05/03/2021 23:59

Ja pse iu dalin thinjat në moshë të re

Shneta tjera

Gazeta Express

05/03/2021 23:59

Shumica e njerëzve fillojnë të kenë flokë gri menjëherë pas 30, por qimet e para të bardha shfaqen pak më herët tek ata që kanë një predispozitë të trashëguar për të humbur herët ngjyrën natyrale të flokëve.

Shumica e njerëzve fillojnë të kenë flokë gri menjëherë pas 30, por qimet e para të bardha shfaqen pak më herët tek ata që kanë një predispozitë të trashëguar për të humbur herët ngjyrën natyrale të flokëve.

Lexo Edhe:

Nëse prindërit tuaj janë thinjur në një moshë të madhe, por ju për herë të parë ju ka ndodhur më herët, atëherë faktorë të tjerë mund të përfshihen, sipas disa dermatologëve.

Këto janë tre prej tyre:

Stresi i tepërt

Megjithëse shumë shkencëtarë vënë në dyshim efektin e stresit në thinjat e parakohshme, një studim i vitit 2013 nga studiuesit në Universitetin e Nju Jorkut zbuloi se nivelet e larta të stresit çojnë në humbjen e qelizave burimore në bazën e gjëndrës së flokëve. Ndoshta në të ardhmen diçka e ngjashme do të konfirmohet për njerëzit.

Problemi shëndetësor

Në disa raste, qimet e para të bardha shfaqen në moshë të re për shkak të një çrregullimi në funksionin e gjendrës tiroide ose hipofizës (gjendrës në tru). Gri shoqërohet gjithashtu me sëmundje autoimune që prekin lëkurën dhe flokët, të tilla si alopecia dhe vitiligo.

Mungesa e vitaminave

Mungesa e vitaminës B12 shoqërohet me thinjen e flokëve. Në këtë rast, ka shumë të ngjarë që të ketë një mosfunksionim në trup që nuk lejon thithjen adekuate të vitaminës.