Ja çka po ndodh te laboratorët privatë që u licencuan për testet e COVID-19 - Gazeta Express
string(75) "ja-cka-po-ndodh-te-laboratoret-private-qe-u-licencuan-per-testet-e-covid-19"

Ja çka po ndodh te laboratorët privatë që u licencuan për testet e COVID-19

Gazeta Express

13/08/2020 10:14

Licencimi i laboratorëve privatë nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve të COVID-19 ka zgjuar interesim të madh te qytetarët.

Sot në orën 08:00 të mëngjesit, në një nga klinikat private në Prishtinë u panë dhjetëra qytetarë të cilët prisnin në rend për të kryer test.

Lexo Edhe:

Derisa çmimi për kryerjen e një testi po varion nga 20 deri në 35 euro, e diku edhe 50. Ndërsa, Autoriteti i Konkurrencës ka bërë me dije se do të monitorojë këto institucione shëndetësore private për çmime.

Thirrje që të ketë çmime të balancuara, e të mos jenë në dëm të qytetarëve në drejtim të këtyre klinikave kanë bërë edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj