Ja çfarë kërkojnë kosovarët në youtube - Gazeta Express
string(38) "ja-cfare-kerkojne-kosovaret-ne-youtube"

Ja çfarë kërkojnë kosovarët në youtube

AutoTech

Gazeta Express

16/02/2021 23:09

Kosova është ndër vendet evropiane ku qasja në Internet është shumë e madhe, madje sipas disa matjeve të bëra, janë diku rreth 93 për qind në mos më shumë e kosovarëve që kanë qasje në Internet.

E kjo ka mundësuar që çdokush të informohet dhe të kërkojë të marrë informacione të ndryshme në kohë reale.

Lexo Edhe:

Mirëpo nuk është vetëm informacioni ai, që kërkojnë kosovarët. Argëtimi është një ndër pjesët e tjera që pa dyshim ka një rol të veçantë në jetën tonë.

E lidhur me këtë kosovarët gjatë muajit janar, në një ndër platformat më të rëndësishme, youtube, kanë kërkuar më së shumti serialin vendor “Çka ka shpia”.

Ky serial është pasuar më pas nga emisioni “Përputhen”. Pas tyre menjëherë vend ka zënë reperi Mozzik, i cili sipas kësaj matjeje është renditur në vendin e tretë, për t’i lënë radhën këngës “Më fal”. Në radhë vazhdon reperja e këngëtarja Tayna, e cila pozicionohet në vendin e 5-të.