Izraelitët nuk ndalen, peticion për ndalimin e këngëve të Duas - Gazeta Express
string(61) "izraelitet-nuk-ndalen-peticion-per-ndalimin-e-kengeve-te-duas"

Izraelitët nuk ndalen, peticion për ndalimin e këngëve të Duas

Gazeta Express

04/06/2020 1:46

Mijëra izraelitë kanë nënshkruar peticion për ndalim të këngëve të Duas.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është ndër emrat më të komentuar në botë, shkruajnë mediat e huaja

Lexo Edhe:

Së fundmi emri i saj është lakuar në Izrael. Një peticion po bën thirrje që këngët nga pop ylli britanik Dua Lipa të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz, pasi këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim anti-Izrael, ku pretendonte se ushtarët e IDF qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera të konsideruara nga ‘Jerusalem Post’ si  anti-Izraelite, transmeton lajmi.net.

Mbi 3,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin deri mëngjesin e së Mërkurës.

Organizata Im Tirzu kontaktoi Ministrin e Kulturës Chili Tropper dhe Ministrin e Mbrojtjes Benny Gantz. “Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve të IDF, antisemitizmi, shpifja e gjakut, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkruajti Im Tirzu në një letër drejtuar dy ministrave.