Izraelitët inspektojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti në kryegjyshatën e bektashinjve - Gazeta Express
string(85) "izraelitet-inspektojne-demet-e-shkaktuara-nga-termeti-ne-kryegjyshaten-e-bektashinjve"

Gazeta Express

08/12/2019 17:35

Izraelitët inspektojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti në kryegjyshatën e bektashinjve

Gazeta Express

08/12/2019 17:35

Tërmeti i 26 nëntorit nuk ‘kurseu’ as godinën e kryegjyshatës botërore të Bektashinjve, ndërsa këtë të dielë në dyert e saj kanë hyrë një grup ekspertësh izraelitë.

Inxhinierët dhe ekspertët e huaj kanë kryer inspektimet dhe deri më tani rezulton se dëmet e pësuara në godinë janë jo të rënda.

Lexo Edhe:

Baba Mondi i priti personalisht ekspertët izraelitë, të cilët thanë se shteti i Izraelit e ka për detyrë të kujdeset për popullin shqiptar, i cili ndihmoi dhjetëra hebrenj në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Baba Mondi: Bektashinjtë gjithmonë kanë qenë gjithmonë pranë njerëzve, dhimbjes njerëzore. Mirënjohje ndaj ndihmës të qeverisë izraelite. Ata kanë dhënë një ndihmë të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët. Zoti iu bekoftë për të mirat që bëni për njerëzimin. Ndihmuat shqiptarët në moment të vështirë. Ju falënderoj.

Eksperti izraelit: Në emër të shtetit të Izraelit, ne japim ndihmë ndaj të gjitha shteteve që kanë nevojë. Ne nuk harrojmë ndihmën e shqiptarëve për ne izralitët, kur ne kishim nevojë. Gjyshja ime ka qenë e prekur nga gjenocidi dhe holokausti. Ua kam borxh jetën njerëzve që ju që na keni mbrojtur. Ne si fe na bashkon mirësia e Zotit dhe duam të mirën e gjithë njerëzimit.