Izraeli zbuloi antitrupa që neutralizojnë coronavirusin - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/07/2020 8:08

Izraeli zbuloi antitrupa që neutralizojnë coronavirusin

Lajme

Gazeta Express

15/07/2020 8:08

Instituti i Izraelit për Kërkime Biologjike (IIBR) dhe Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftuan se faza e zhvillimit të një antitrupi që do të ishte efektiv në neutralizimin e SARS-Cov-2, i njohur si coronavirus, ka përfunduar.

Përmes llogarisë në Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit konfirmoi zhvillimin e anitrupit që mund të bëhet antidota e parë e CoVid-19.

Sipas subjekteve, tani antidoti kalon nga faza e zhvillimit në fazën e pranimit të kompanive farmaceutike, gjë që do të lejonte që ajo të prodhohej në masë dhe të komercializohej.

Zhvillimi shkencor do të përbëhej nga disa proteina që janë të dëmshme për trupin e njeriut dhe tashmë është testuar te pacientët me raste të rrezikshme të coronavirusit.

Izraeli pretendon se IIBR është institucioni i parë që ka arritur një përparim shkencor që plotëson të tre parametrat:

  1. Një antitrup monoklonal i ri dhe i rafinuar që përmban një pjesë të mangët të proteinave të dëmshme
  2. Antitrupi mund të neutralizojë coronavirusin
  3. Antitrupi u testua në mënyrë të qartë në raste agresive të coronavirusit

Ndërkohë, Qeveria e Izraelit njoftoi heqjen e plotë të kufizimeve të lëvizjes të vendosura për qytetarët./www.theyucatantimes.com