Ministri i Jashtëm i Izraelit ka deklaruar se Garda Revolucionare e Iranit ka tentuar të kryejë një sulm ndaj shtetasve izraelitë në Qipro.
Në një postim në rrjetin X, Gideon Sa’ar tha se sulmi u parandalua falë bashkëpunimit mes autoriteteve të sigurisë qipriote dhe shërbimeve izraelite të sigurisë, raporton Sky News, përcjell Gazeta Express.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi sulmin e pretenduar, ndërsa nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga Irani.
Arrestohet një ‘spiun iranian’ në Qipro
Kjo deklaratë vjen në të njëjtën ditë kur autoritetet qipriote konfirmuan arrestimin e një shtetasi britanik nën dyshime për vepra të lidhura me terrorizmin dhe spiunazhin.
Mediat lokale raportuan se i dyshuari kishte vëzhguar një bazë ushtarake britanike të RAF në Akrotiri, si dhe një bazë qipriote, që nga mesi i prillit.
Aktualisht nuk dihet nëse ky person ka lidhje me komplotin e përmendur nga Sa’ar.