Izraeli thotë se Irani ka lëshuar më pak se 100 raketa dhe se ‘‘pak prej tyre kanë goditur objektiva'' - Gazeta Express
string(98) "izraeli-thote-se-irani-ka-leshuar-me-pak-se-100-raketa-dhe-se-pak-prej-tyre-kane-goditur-objektiva"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 22:10

Izraeli thotë se Irani ka lëshuar më pak se 100 raketa dhe se ‘‘pak prej tyre kanë goditur objektiva”

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 22:10

Ushtria izraelite ka deklaruar se Irani ka lëshuar më pak se 100 raketa drejt Izraelit të premten në mbrëmje dhe se vetëm “pak prej tyre” kanë goditur objektiva.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Effie Defrin, tha në një deklaratë me video se disa nga goditjet e raportuara ishin shkaktuar nga mbetjet e raketave të kapura nga sistemet e mbrojtjes ajrore, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

Defrin paralajmëroi gjithashtu se mund të ketë sulme të tjera gjatë natës dhe u bëri thirrje civilëve të qëndrojnë pranë vendeve të strehimit.