string(84) "izraeli-thote-se-do-te-lejoje-sasi-bazike-te-ushqimit-ne-gaza-pas-10-javesh-bllokade"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 10:33

Izraeli thotë se do të lejojë “sasi bazike” të ushqimit në Gaza, pas 10 javësh bllokadë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 10:33

Në përballje me një presion të madh ndërkombëtar për të shmangur një krizë urie, Izraeli ka njoftuar se do të lejojë hyrjen e një sasie “bazike” ushqimi në Rripin e Gazës, pas 10 javësh bllokadë të plotë.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka deklaruar të dielën për hapin që do të ndërmarrë, duke thënë se:

“Sipas rekomandimeve të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe nevojës operacionale për të zgjeruar ofensivën ushtarake kundër Hamasit, Izraeli do të lejojë hyrjen e një sasie bazike ushqimi për popullsinë, për të parandaluar një krizë urie në Gaza.”

Kujtojmë se bllokada totale për Gazën nisi në fillim të marsit dhe përfshinte ndalimin e plotë të ushqimeve, ilaçeve, karburantit dhe strehimit – një masë kjo që është dënuar gjerësisht si ndëshkim kolektiv ndaj civilëve.

Gjatë kësaj kohë është raportuar për një situatë humanitare të pëkeqësuar rëndë me shumicën e kuzhinave komunitare të mbyllura dhe programet kryesore të ndihmës ushqimore, si Programi Botëror i Ushqimit dhe World Central Kitchen, pa furnizime.

Sipas raportimeve nga The Guardian, bazuar në burime, ndihma do të rifillojë përmes kanaleve ekzistuese derisa të krijohet një mekanizëm i ri shpërndarjeje.

Ky hap i Izraelit vjen paralelisht me fillimin e një faze të re të ofensivës tokësore të Izraelit në Gaza, që përshkruhet nga ushtria si “sulm i zgjeruar”.