Izraeli sulmon Iranin, dëgjohen shpërthime në Teheran, shpallet gjendje emergjence në gjithë Izraelin - Gazeta Express
string(100) "izraeli-sulmon-iranin-degjohen2-shperthime-ne-teheran-shpallet-gjendje-emergjence-ne-gjithe-izraelin"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 7:39

Izraeli sulmon Iranin, dëgjohen shpërthime në Teheran, shpallet gjendje emergjence në gjithë Izraelin

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 7:39

Tre shpërthime janë dëgjuar në qendër të Teheranit, sipas mediave iraniane.

Agjencia e lajmeve Fars thotë se ka marrë raportime se disa raketa kanë goditur zonën e Republikës së kryeqytetit iranian.

Izraeli ka nisur atë që e ka quajtur një “sulm parandalues” kundër Iranit.

Në një deklaratë të bërë këtë mëngjes, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallë një “gjendje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë Izraelin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Shteti i Izraelit nisi një sulm parandalues ​​kundër Iranit për të eliminuar kërcënimet ndaj Shtetit të Izraelit”, tha Katz.

Sulmi, që vjen pasi Izraeli dhe Irani u përfshinë në një luftë ajrore 12-ditore në qershor, pason paralajmërimet e përsëritura nga SHBA-ja dhe Izraeli se do të godisnin sërish nëse Irani do të vazhdonte me programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement