Izraeli sulmoi impiantin më të madh të gazit në Iran - Gazeta Express
string(52) "izraeli-sulmoi-impiantin-me-te-madh-te-gazit-ne-iran"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 14:01

Izraeli sulmoi impiantin më të madh të gazit në Iran

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 14:01

Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar infrastrukturën iraniane të gazit në jug të vendit, konfirmoi një zyrtar izraelit.

Sipas tij, objektivi i sulmit ishte impianti më i madh iranian për përpunimin e gazit në provincën Bushehr.

Televizioni shtetëror iranian raportoi gjithashtu për sulmin, raporton timesofisrael.

“Pak më parë, pjesë të impianteve të gazit në Zonën e Posaçme Ekonomike Energjetike South Pars në Asaluyeh u goditën nga raketa të lëshuara nga armiku amerikano-sionist”, u bë e ditur.

Po ashtu, thuhet se ekipet e zjarrfikësve janë dërguar në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin.

Fusha e gazit South Pars, të cilën Irani e ndan me Katarin, është rezerva më e madhe e njohur e gazit në botë.

Kjo fushë siguron rreth 70 për qind të furnizimit të brendshëm të vendit me gaz natyror ndërsa Irani po zhvillon pjesën e tij që nga fundi i viteve 1990.

Izraeli ka sulmuar objektet iraniane në këtë fushë edhe gjatë luftës 12-ditore në qershor të vitit të kaluar. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement